Maqedoni

Zgjedhjet lokale 2021, Pajaziti premton realizimin e programit zgjedhor

26.10.2021 10:50

Kandidati i pavarur në Bërvenicë, Enver Pajaziti...

Kandidati i pavarur në Bërvenicë, Enver Pajaziti, premton realizimin e programit zgjedhor me të cilin kërkon votë edhe në rrethin e dytë.
 
“Më gëzon fakti që këtë herë do e kemi edhe shumicën e komisionit komunal, sepse realizimi i projekteve ka të bëjë shumë me votat e këshillit. Dihet se për çdo projekt që duhet të realizohet, nuk mund të aplikosh askund pa votat e këshillit. Për fatin e mirë ne kemi një këshilltar më shumë se pala tjetër, herën e kaluar nuk e kishim këtë komoditet. Uroj që ky këshill të jetë në shërbim të realizimit të projekteve që kemi paraparë.”,- tha kandidati i pavarur për komunën e Bërvenicës, Enver Pajaziti.