Maqedoni

Zgjedhjet lokale 2021, PDSh prezantoi projektet për Studeniçanin

26.10.2021 11:23

Kandidati i PDSh-së në Studeniçan, Azem Sadiki, kërkon votë për rrethin e dytë....

Kandidati i PDSh-së në Studeniçan, Azem Sadiki, kërkon votë për rrethin e dytë. Prezanton projektet që ka bërë e që premton t’i realizojë.
 
“Në vendin që quhet Lak deri në fshatin Alltincë, i kemi projektet e gatshme për ta ndërtuar rrugën. Kemi realizuar në Studeniçan, Moranë, Batincë, kemi arritur t’i bëjmë të gjitha rrugët anësore ose me asfalt ose me pllaka begatoni. Shumë pak kanë mbetur ne vendbanimet kryesore, vetëm rrugicat më të vogla kanë mbetur pa u ndërtuar. Projekt tjetër që kam realizuar, është projekti i rrugës numër 8 në Studeniçan.”,- u shpreh kandidati për kryetar në komunën e Studeniçanit - PDSh, Azem Sadiki.