Ekonomi
Rritje e çmimit të naftës në bursat botërore
15.12.2014 10:40
Çmimet e naftës në tregjet botërore sot shënuan rritje për rreth gjysmë dollari, si rezultat i të dhënave të publikuara për rezultatet pozitive globale në sektorin e përpunimit...

Një barel naftë e "lehtë" amerikane për dërgesë në janar në tregtimet elektronike në bursën e Nju-Jorkut sot paradite shitej për 58,3 dollarë, gjë që paraqet rritje prej 49 centë në krahasim me ditën e premte.
Në të njëjtën kohë, çmimi i "brentit" të Detit Verior për dërgesa të janarit në bursën e Londrës u rrit për 68 centë në 62,53 dollarë për barel.
Megjithatë, pavarësisht rritjes së sotme, çmimet e naftës edhe më tej mbeten afër minimumit pesëvjeçar, duke pasur parasysh se që nga muaji qershor, kur çmimi lëvizte mes 106 dhe 115 dollarëve për barel, e deri tani, vlera e energjensave është zvogëluar për mbi 50 për qind./mia
