Maqedoni

Zgjedhjet lokale 2021, Arsovska premton kushte bashkëkohore në shkolla

26.10.2021 12:50

Kandidatja e pavarur për Shkupin, Danela Arsovska, premton përmirësim të kushteve në shkolla...

Kandidatja e pavarur për Shkupin, Danela Arsovska, premton përmirësim të kushteve në shkolla për më shumë siguri për fëmijët e të punësuarit. 

“Shkollat, si institucione arsimore, duhet të ofrojnë proces cilësor arsimor, edukues dhe social për fëmijët tanë. Institucionet arsimore të qytetit të Shkupit, do të jenë vende ku do të mbështetet të qenit ndryshe, bashkëpunimi e bashkëjetesa. Ajo që dua të potencoj si kryetare e ardhshme e qytetit të Shkupit, e për të cilën jap premtim, është se sa të marr këtë funksion, qyteti do t’i prijë procesit të ndërtimit të infrastrukturës moderne arsimore, për kushte bashkëkohore për mësim për fëmijët tanë.”,- tha kandidatja e pavarur për Shkupin, Danela Arsovska.