Zgjedhjet lokale 2021, Sali premton ndërtimin e qendrës për kulturë

26.10.2021 14:10

Kandidati i koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa....

Kandidati i koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa për komunën e Çarit Bekim Sali, në vazhdën e aktiviteteve të tij për rrethin e dytë zgjedhor, banorëve të lagjes së Seravës në komunën e Çairit u premtoi se do t’u ndërtojë qendrën për kulturë , karrierë dhe ndërmarrësi. 

Ai sërish akuzoi kundër-kandidatin e tij se me ofertën zgjedhore të para 4 viteve të quajtur “Kontrata” kishte premtuar ndërtimin e një qendre të tillë për për të rinj në këtë lagje të Çairit por që nuk e ka realizuar dot.

Sali shtoi se objekti për të cilin kundër-kandidati i tij në këto zgjedhje, që në vitin 2017-të kur garonte për mandatin e parë, në “kontratën” e tij, ka ngelur në gjendjen e para pesëdhjetë viteve.

“Në faqen e 72-të të kontratës së tij ai kishte shkruar të bardhën mbi të zezën se në lagjen serava do të bëjë një qendër rinore te bashkësia lokale në vlerë prej 250 mijë euro dhe tani janë bërë katër vjet dhe ky objekt është ashtu siç ka qenë para 50 viteve asgjë nuk ka ndryshuar” - tha kandidati i Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës Bekim Sali.

“Dolëm në lagjen e Seravës për ta kërkuar qendrën rinore të cilën Visar Ganiu e kishte premtuar në vitin 2017-të. Për ata që nuk e mbajnë mend më 2017-të në të ashtuquajturën “Kontratë” në faqen 72-të të saj kryetari i deritanishëm i Çairit Visar Ganiu kishte shkruar të bardhën mbi të zezë se në lagjen Serava do të bëjë një qendër rinore te bashkësia lokale në vlerë prej 250 mijë euro dhe ja shikojeni edhe ju tani janë bërë katër vjet dhe ky objekt është ashtu siç ka qenë para 50 viteve asgjë nuk ka ndryshuar. Prandaj duke konstatuar se ai ka mashtruar dhe paratë e kësaj qendre janë avulluar diku unë edhe sot do të ja bëj publikisht këto pyetje. Pse duhet t’i besojnë qytetarët përsëri një njeriu që gënjen dhe mashtron.”,- deklaroi kandidati i ASH-AAA për Çairin, Bekim Pocesta.

Duke ftuar votuesit që të mbështesin programin e tij kandidati i Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës Bekim Sali tha se nëse merr besimin e qytetarëve me master planin e tij për Çairin e ri, do të angazhohet të mbajë premtimin për ta ndërtuar qendrën e kulturës karrierës dhe ndërmarrësisë.

Për të realizuar këtë Sali tha se ka gjetur edhe donator nga Turqia. (Naim Ramadani, TVM2)