Maqedoni
Covid-19, 10 viktima, 511 raste të reja e 497 të shëruar
26.10.2021 15:34
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 511 raste të reja të personave të infektuar me Kovid-19....

Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 511 raste të reja të personave të infektuar me Kovid-19. Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në Shkup 247 raste pozitive.
Ndërkohë, nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë për 497 pacientë të shëruar. Në 24 orët e fundit betejën me virusin Korona e kanë humbur edhe 10 persona, duke e çuar në 7 mijë e 72, numrin e përgjithshëm të personave që kanë humbur jetën. Sipas autoriteteve shëndetësore numri i rasteve aktive me Kovid-19 në vend është 6.191 persona.
Nga ministria e shëndetësisë njëherit kanë njoftuar se brenda një jave, përkatësisht nga 15 tetori deri më 21 tetor kanë humbur jetën 124 persona, prej të cilëve 78% kanë qenë të pa vaksinuar, përkatësisht 97 pacientë, derisa 27 kanë humbur jetën të cilët kanë qenë të vaksinuar me një apo dy doza. Siç bëjnë të ditur nga Ministria e Shëndetësisë personat që kanë humbur jetën kanë pasur edhe sëmundje tjera kronike.
GYLTENE SINANI
