Maqedoni
Zgjedhjet lokale 2021, “Për Kumanovën tonë”, premtimet në infrastrukturë
26.10.2021 16:20
Iniciativa Qytetare “Për Kumanovën tonë”, premton 5 rrethrrotullime të reja si dhe rrugë për këmbësorë e biçikleta në Kumanovë.....

Iniciativa Qytetare “Për Kumanovën tonë”, premton 5 rrethrrotullime të reja si dhe rrugë për këmbësorë e biçikleta në Kumanovë.
“Në mandatin e ardhshëm si iniciativë qytetarë “Për Kumanovën tonë” kemi për qëllim të vazhdojmë me investime në infrastrukturën rrugore e cila është kyçe për një komunë më funksionale dhe me të sigurt për të gjithë qytetarët. Plani jonë në këtë fushë është të ndërtojmë pesë rrethrrotullime dhe në dy faza do ta implementojmë planin për përmirësimin e infrastrukturës duke vendosur zonë për këmbësorët në pjesën e qendrës së qytetit. Pas fitores së zgjedhjeve lokale në 4 vitet e ardhshme do të fillojmë me ndërtimin e unazave për korsi të biçikletave dhe do të bëjmë ridefinim të komunikacionit aktual.”,- deklaroi Stefan Petkovski nga I. Q. “Për Kumanovën tonë”.
