Maqedoni
Zgjedhjet lokale 2021, BDI kërkon votë për fitore në Gostivar
26.10.2021 17:46
BDI vazhdon takimet me qytetarët në kërkim të mbështetjes për rrethin e dytë...

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, në tubimin në Forinë të Gostivarit, përkujtoi se sërish kanë fituar mbi 50 % të votave të shqiptarëve dhe nuk mundet VMRO-DPMNE të vendos se kush do të fitoj në Gostivar. Tha se si shqiptarët patjetër duhet të bashkohen përsëri.
“Çdo gjë është e programuar, e përgatitur në të gjitha drejtimet. Rruga e Arbrit si projekt është nënshkruar. Të gjitha projekte duan përkushtim, ekspertë, pasi janë investim kombëtar 20 vjeçar. Jam shumë i sigurt se këto projekte janë në dobi të të gjithëve në këtë shtet. 183 milion euro janë premtuar nga organizata të rëndësishme ndërkombëtare menjëherë pasi dolëm ne me këtë projekt nga përfaqësuesi i kësaj organizate në vendin tonë”,- tha kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.
Në takim me banorët e Forinës u drejtua edhe Talat Xhaferi. Ai kërkoi që me 31 tetor të jepet mbështetje masovike kandidatit të BDI-së për kryetar komune, Nevzat Bejta.
“Gjithmon kemi qenë pran njëri tjetrit dhe do vazhdojmë të jemi pranë njëri-tjetrit, jemi për të punuar për interesin e përgjithshëm. Puna publike siç është përfaqësimi i qytetarët, i popullit, detyra shtetërore nënkupton obligim dhe disa çështje personale t’i lëmë pas dore për t’u marr me punët e përgjithshme të interesit të përgjithshëm.”,- theksoi Talat Xhaferi nga BDI.
Në Gostivar kandidati i BDI-së për kryetar komune, Nevzat Bejta, hyn në balotazh me 13,190 vota kundër kundërkandidatit të tij nga ASh- Alternativa që ka marrë 15 724 vota.
SANIJE DURAKU
