Maqedoni

Debati rreth shumicës parlamentare, Zaev: “Besa” nuk ik, do të vijë edhe “Alternativa”

26.10.2021 18:04

Kryeministri, Zoran Zaev, hodhi poshtë zërat e opozitës se po i rrezikohet shumica parlamentare...

Kryeministri, Zoran Zaev, hodhi poshtë zërat e opozitës se po i rrezikohet shumica parlamentare dhe qeverisja me vendin. Sipas tij, Lëvizja BESA mbetet pjesë e shumicës parlamentare dhe pjesë e këtij ekzekutivi. 
 
“Në çdo pres, në çdo qëndrim, BESA konfirmon se qëndron pas shumicës. Të gjitha partitë politike të koalicionit e konfirmojnë se qëndrojnë pas shumicës. Kështu që shumica parlamentare veç mund të rritet dhe jo të ndryshohet.”,- tha kryeministri, Zoran Zaev.
 
Zaev, sërish e përsëriti se pas rrethit të dytë të zgjedhjeve lokale shumicës do t’i bashkëngjitet edhe Alternativa.
 
“Alternativa thotë: Pas rrethit të dytë zgjedhor do të shpallet shumicë e re parlamentare. Pyetni për cilën shumicë parlamentare mendojnë! Le të tregojnë se cila është ajo shumicë parlamentare. Ne me Alternativën kemi bashkëpunim të mirë do të kemi perspektivë të mirë t’i shërbejmë shtetit në procesin eurointegrues, në procesin një shoqëri për të gjithë dhe jo nacionalizmit të Aleancës dhe VMRO DPMNE.”,- u shpreh kryeministri, Zoran Zaev.
 
Eksponent të Alternativës deri tani e kanë përjashtuar mundësinë që të bëhen pjesë e qeverisë aktuale.  
 
SHPËTIM NUREDINI