Maqedoni

Një automobil doli nga rruga afër udhëkryqit Hipodrom, lëndohet shoferi

15.12.2014 11:46

Një person është dëmtuar rëndë në një aksident të ndodhur mëngjesin e sotëm, në hyrjen e rrugës tek udhëkryqi Hipodrom në Shkup...

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 9 të mëngjesit, kur makina “Mitsubishi”, me targa të Shkupit, ka dalë nga rruga teksa vinte nga Velesi.
 
Makina ka humbur kontrollin dhe është përplasur me anësorët mbrojtëse, si pasojë ka dalë jashtë rrugës.
 
Drejtuesi i makinës është shtrirë në spital./mia