Maqedoni

Zgjedhjet lokale 2021, LSDM kërkon mbështetje në Shkup Qendër dhe Manastir

26.10.2021 18:22

Kandidati për kryetar të Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, nga radhët e koalicionit...

Kandidati për kryetar të Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, nga radhët e koalicionit “Më të mirën për komunën tonë“, të drejtuar nga LSDM, i ftoi qytetarët që më 31 tetor të votojnë për ta dhe për vazhdimin e progresit të kryeqyteti i cili ai e ka nisur që para katër viteve si në fushën e investimeve kapitale dhe infrastrukturore ashtu edhe me investimet dhe përmirësimin e kushteve në Qendrën Kulturore Rinore  Shilegov kërkon mbështetjen e qytetarëve për t’i vazhduar investimet në të gjitha qendrat kulturore në nivel të kryeqytetit.
 
“Shkupi duhet të vazhdojë me krijimin e kushteve cilësore për arsimimin dhe edukimin e fëmijëve tanë dhe për të gjithë ata që janë në kërkim të njohurive të reja. Për t’i vazhduar investimet të tilla, na nevojitet vota juaj. Hajde të bashkohemi për progresin e Shkupit, çdo votë është e rëndësishme, çdo votë është vendimtare. Të mos lejojmë Shkupi të kthehet mbrapa dhe në vend të investimeve për edukim dhe arsimim, parat të shpenzohen për gurëz, stiropol dhe bronz. Ju vendosni për të ardhmen tuaj.”,- tha kandidati për kryetar të qytetit të Shkupit – LSDM, Petre Shilegov.
 
Kandidati për kryetar të komunës Qendër, Goran Gerasimovski, përbetohet se për çdo ditë do të jetë pranë qytetarëve të kësaj komune dhe do t’u dalë në ndihmë për çdo nevojë që do të kenë ata.
 
“Komuna Qendër do të jetë komunë e hapur për të gjithë dhe këtë gjë unë do ta dëshmojë në 100 ditët e para të mandatit tim. Pushteti lokal është pushtet më i afër me qytetarët, ndërsa komuna duhet të funksionojë si vend ku qytetarët do të jenë të mirëseardhur, ku në kohë do t’i fitojnë shërbimet  e tyre. Për këtë arsye unë si kryetar i ardhshëm për çdo ditë do të ndajë nga 1 orë për takime të drejtpërdrejta me qytetarët.”,- u shpreh kandidati për kryetar të komunës Qendër- LSDM, Goran Gerasimovski.
 
Në ndërkohë kandidati për kryetar të komunës së Manastirit, Hristo Kondovski, premton ambient dhe qytet të pastër duke siguruar pajisje dhe mjete të reja modern për grumbullimin e mbeturinave.
 
“Si pushtet i ardhëm lokal paralajmërojmë se në 15 lokacione të qendrës së qytetit do të vendosim 60 kontejnerë nëntokësore që do të janë në vlerë prej 15 milion denarë. Po ashtu do të sigurojmë  edhe katër automjete të reja moderne për mbledhjen dhe grumbullimin e mbeturinave nga terreni  dhe 100 kontejnerë tokësore me madhësi të ndryshme.”,- theksoi kandidati për kryetar të Manastirit – LSDM, Hristo Kondovski.
 
Koalicioni i “Më të mirën për komunën tonë” i drejtuar nga LSDM, në zgjedhjet e 17 tetorit fitoi në 9 komuna dhe gjithsej 12 lista të këshillave komunale. Tani në rrethin e dytë LSDM garon me gjithsej 32 kandidatë për kryetarë të komunave prej të cilave në 22 komuna do të ballafaqohet drejtpërdrejt me opozitën. Koncetrimi më i madh i LSDM-së për fitore, është padyshim në qytetin të Shkupit.
 
REXHEP QAMILI