Maqedoni
Zjarr në Shkup, u dogjën barakat e ish Gjykatës për Kundërvajtje
26.10.2021 18:40
Një zjarr i madh ka shpërthyer në parkun e qytetit afër Stadiumit në Shkup...

Një zjarr i madh ka shpërthyer në parkun e qytetit afër Stadiumit në Shkup, i cili ka kapluar barakat e ish-Gjykatës për Kundërvajtje.
Objektet nuk janë në përdorim dhe në momentin e rënies së zjarrit nuk ka pasur njerëz brenda. Për shkak të përhapjes së zjarrit në mënyrë të pakontrolluar janë evakuuar punonjësit e institucioneve që ndodhen në afërsi, si dhe klientët e një hoteli aty afër.
Për shuarjen e zjarrit janë angazhuar disa makina zjarrfikëse, ndërsa ende nuk dihet se çka e ka shkaktuar zjarrin.
