Botë
Krujë, 370 persona me simptoma helmimi nga uji
26.10.2021 18:57
Mbi 370 banorë të Krujës, mes të cilëve 70 fëmijë janë paraqitur në urgjencën e spitalit brenda dy ditësh...

Mbi 370 banorë të Krujës, mes të cilëve 70 fëmijë janë paraqitur në urgjencën e spitalit brenda dy ditësh, pasi kanë paraqitur simptoma të helmimit.
Dyshimet e para të autoriteteve shëndetësore janë për helmim masiv nga kontaminimi i ujit të pijshëm, pasi të gjithë pacientët kanë deklaruar se kanë konsumuar ujë në çezmë.
Drejtoresha e spitalit, Yllka Sheta, deklaroi se kjo situatë ka nisur të dielën në mëngjes ndërsa ka ardhur duke u përkeqësuar të hënën të mbrëmje.
Pjesa më e madhe e qytetarëve kanë marrë mjekim në urgjencë dhe janë larguar në banesa, ndërsa 30 pacientë në gjendje më të rënduar janë shtruar në spital.
Policia e Krujës ka nisur hetimet, ndërsa mostrat e ujit janë dërguar për analiza, për të parë nëse uji është shkaku i vërtetë i kësaj situatë.
Në një reagim presidenti, Ilir Meta, ka kërkuar zbardhjen emergjente të ngjarjes, e cila sipas tij cenon jetën e njerëzve dhe sigurinë kombëtare.
LULJETA NDOKA
