Botë

Kosovë, 20 raste pozitive, asnjë i vdekur

26.10.2021 19:15

Gjendja me virusin Korona në Kosovë është stabilizuar dukshëm...

Gjendja me virusin Korona në Kosovë është stabilizuar dukshëm, pasi në 24 orët e fundit janë regjistruar vetëm 20 raste pozitive, nga 2 mijë e 72 të testuar.

Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë, derisa autoritetet shëndetësore kanë thënë se, 31 persona janë shëruar derisa 427 persona janë ende aktivë në koronavirus.

Që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 2.975 të vdekur. Ndërsa Kosova ka vaksinuar plotësisht 39.3 për qind të popullsisë së përgjithshme.