Botë

Australi, mbahen peng stafi dhe klientët e një kafeneje në Sidnej

15.12.2014 12:13

Një person i armatosur po mban peng stafin dhe klientët e një kafeneje në Sidnej të Australisë...

Kafeneja “Lindt” është e rrethuar nga policët dhe nuk dihet ende zyrtarisht se sa pengje ka brenda saj. 
Kryeministri australian, Tony Abbott, e ka cilësuar këtë sulm si të “tmerrshëm” dhe ka thënë se mund të ketë motive politike.
 
“Australia është një vend paqësor, i hapur dhe bujar. Kjo gjë nuk duhet të ndryshojë dhe për këtë arsye unë i lutem të gjithë australianëve që sot të shkojnë në punë dhe të vazhdojnë jetën si zakonisht”- tha kryeministri duke folur nga Kanberra. 
 
Ndërkohë, një flamur i zi si ai i ISIS-it është shfaqur në një nga dritaret e kafenesë. 
 
Sipas BBC-së, janë rreth 40 persona që po mbahen peng prej 9 orësh dhe policia ka nisur një operacion të madh për të negociuar lirimin e tyre.
 
Mësohet se pengmarrësi ka thënë se ka katër bomba dhe se kërkon të flasë me kryeministrin e vendit.