Botë

Shqipëri: Tetë të vdekur nga coronavirusi, mes tyre një fëmijë 5 vjeç

26.10.2021 21:00

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 3559 testime...

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 3559 testime nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 650 qytetarë.
 
Në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë nga koronavirusi 8 qytetarë, mes tyre edhe një fëmijë 5 vjeç nga Saranda.
 
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 158 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar.
 
Statistika (26 Tetor 2021): Raste të reja ditore 650; Të shëruar në 24 orë 482; Të shtruar në spitale 158; Humbje jete në 24 orë 8; Testime ditore 3,559; Testime totale 1,289,520; Raste pozitive 182,610; Raste të shëruara 172,464; Raste Aktive 7,258; Humbje jete 2,888
 
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 3703; Fier 867; Durrës 720; Shkodër 465; Elbasan 305; Gjirokastër 226; Korçë 191; Lezhë 191; Vlorë 204; Berat 174; Kukës 142; Dibër 70.