Maqedoni
Parashikimi i motit
27.10.2021 09:03
Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të kthjellët në të gjithë territorin....

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të kthjellët në të gjithë territorin.
Temperaturat minimale në disa vende do të zbresin nën zero, edhe atë do të lëvizin prej -4 deri 3 gradë Celcius, ndërsa ato maksimale do të jenë në interval prej 14 deri 19 gradë Celcius.
Në Shkup do të jetë mot i ngjashëm me temperatura nga 0 deri 15 gradë Celsius.
Gjatë ditëve të ardhshme, moti pritet të jetë stabil, me diell dhe vranësira të pakta.
