Maqedoni
Qeveria: Nga 15 nëntori, në objekte lejohen të vaksinuarit me dy doza
27.10.2021 10:39
Qeveria në seancën e 115-të, në përputhje me gjendjen aktuale epidemiologjike në vend....

Qeveria në seancën e 115-të, në përputhje me gjendjen aktuale epidemiologjike në vend, me propozim të Komisionit për Sëmundje Infektive miratoi disa konkluzione, përfshi obligimin që nga 15 nëntori të kërkohet vërtetim për marrjen e të dy dozavetë vaksinës kundër Covid-19 për hyrje në objekte.
Sipas këtyre konkluzioneve lejohet organizimi dhe mbajtja e seminareve, trajnimeve, kurseve, takimeve, workshop-eve, konferencave etj në hapësira të mbyllura të ambienteve deri në 50% të kapacitetit hapësinor. Lejohet puna në lokale dhe klube nate – diskoteka, si dhe në ambientet hotelierike që janë të regjistruara për ahengje (festa, dasma, ditëlindje, pagëzime etj.) në pjesën e mbyllur të objekteve deri në 50% të kapaciteti i hapësirës. Lejohet hyrja në çdo lloj objekti të tipit të hapur dhe të mbyllur, duke poseduar dhe një nga dokumentet e më poshtme. Deri më 14 nëntor 2021 kërkohet vërtetim për vaksinim kundër Covid-19, së paku doza e parë të vaksinës dhe nga 15 nëntori 2021 do të kërkohet vërtetim për marrjen e të dy dozavetë vaksinës kundër Covid-19. Ose në rastin tjetër duhet vërtetim që e keni kaluar Covid-19 në 45 ditët e fundit, duke llogaritur nga dita e shërimit.
