Botë
Hong-Kong, policia i largoi barrikadat e fundit
15.12.2014 12:15
Autoritetet e Hong-Kongut i kanë larguar sot barrikadat e fundit në vendin e protestave të aktivistëve pro-demokratik dhe i kanë arrestuar disa persona...

Javën e kaluar, policia e pastroi vendin kryesor të protestave afër selisë së qeverisë, duke i arrestuar më se 100 persona.
Për afro tre muaj, protestuesit kanë kërkuar zgjedhje të lira dhe korrekte në vitin 2017, për këtë rajon gjysmë-autonom pa ndërhyrjen e autoriteteve të Kinës në Pekin.
Në fund të muajit gusht të këtij viti, Qeveria e Kinës ka shpallur se kandidatët për zgjedhjet e vitit 2017 së pari duhet të verifikohen nga një komitet i lojalistëve.
