Botë
Ekspertët e FDA-së përkrahin vaksinën e Pfizer për fëmijët mbi 5 vjeç
27.10.2021 11:02
Një panel i Qeverisë amerikane ka votuar për të rekomanduar vaksinën kundër koronavirusit të kompanisë Pfizer/BioNTech...

Një panel i Qeverisë amerikane ka votuar për të rekomanduar vaksinën kundër koronavirusit të kompanisë Pfizer/BioNTech, edhe për fëmijët e moshës nga pesë deri në 11 vjeç.
Ekspertët e Administratës amerikane për Ushqim dhe Ilaçe (FDA) kanë përkrahur këtë vendim të martën, duke i hapur rrugën autorizimit brenda disa javësh. Në muajin shtator, kompania Pfizer ka thënë se të dhënat kanë treguar që vaksina kundër koronavirusit është e sigurt për atë grup-moshë. SHBA-ja veçse është duke vaksinuar fëmijët e moshave nga 12 vjeç e lart. Vendimi i fundit prek rreth 28 milionë fëmijë amerikanë. Ekspertët e FDA-së kanë thënë se janë të bindur se përfitimet e vaksinës tejkalojnë rreziqet.
