Maqedoni

Zgjedhjet lokale 2021, Pajaziti pret mbështetje masovike në Bërvenicë

27.10.2021 11:57

Kandidati i pavarur në Bërvenicë, Enver Pajaziti....

Kandidati i pavarur në Bërvenicë, Enver Pajaziti, kërkon votën e të gjitha subjekteve politike shqiptare  në rrethin e dytë.

“Tani pozicioni është i pastër, jemi vetëm dy kandidatë unë dhe kandidati maqedonas. unë jam i bindur e nuk dyshoj në përkrahjen që do e japin kundërkandidatët e mi të rrethit të parë.  Ata edhe deklarativisht u shprehën që kush prej nesh fiton një votë më shumë në raundin e parë, do përkrahet pa rezervë në të dytin dhe këtë e bëjnë. Edhe një herë bëj apel T’i nxjerrim votat që i kishim në raundin e parë. Kjo është fitore e sigurt e do dalim të gjithë faqebardhë.”,- deklaroi kandidati i pavarur për komunën e Bërvenicës, Enver Pajaziti.