Maqedoni

Zgjedhjet lokale 2021, PDSh prezantoi projektet për Studeniçanin

27.10.2021 12:23

Kandidati i PDSH-së në Studeniçan, Azem Sadiki, kërkon votë për rrethin e dytë....

Kandidati i PDSH-së në Studeniçan, Azem Sadiki, kërkon votë për rrethin e dytë. Prezantoi projektet që ka bërë e që premton t’i realizojë.
 
“Në vendbanimet e tjera kemi realizuar projekte si ai i 1.5 kilometra rrugë në fshatin Maja e zezë, që është vendbanimi më i largët nga qendra e komunës së Studeniçanit. Jam munduar asnjëherë të mos bëj dallime mes vendbanimeve pa marrë parasysh përkatësinë etnike. Në të gjitha fshatrat e banuar me shqiptarë, turq, boshnjakë, asnjëherë nuk kam bërë asnjë dallim e kështu do vazhdojmë edhe në të ardhmen.”,- deklaroi kandidati për kryetar në komunën e Studeniçanit- PDSh, Azem Sadiki.