Maqedoni

Zgjedhjet lokale 2021, Arsovska premton ringjallje të kulturës në Shkup

27.10.2021 12:50

Kandidatja e pavarur, Danela Arsovska, premton ta kthejë sërish Shkupin në Qendër të kulturës.....

Kandidatja e pavarur, Danela Arsovska, premton ta kthejë sërish Shkupin në Qendër të kulturës. Akuzon oponentin e saj se e harroi premtimet për kulturën.  

“Ata premtuan rikonstruimin e sallës universale, më pas dislokimin, e sërish rikonstruim. Për çfarë i harxhuan katër buxhete. Ato janë para të shkupjanëve por ne për 4 vite dëgjuam vetëm paralajmërime projektesh pa realizim final. Gjërat duhet të ndryshojnë urgjentisht. Shkupi e shkupjanët nuk kanë më kohë të presin e të shohin projektet në letër, që mbesin vetëm në letër.”,- deklaroi kandidatja e pavarur, Danela Arsovska.