Maqedoni
Zgjedhjet lokale 2021, ASh-AAA premton vizion të ri për Çairin
27.10.2021 13:54
Kandidati i ASH-AAA-së për Çarin, Bekim Sali, premton realizim të programit për Cairin e ri...

Kandidati i ASH-AAA-së për Çarin, Bekim Sali, premton realizim të programit për Cairin e ri. Akuzon oponentin se bën punë vetëm në 3 muajt e fundit.
“Ne me këtë ekip të ri po japim një frymë të re për Çairin, ne kemi një vizion të ri për Çairin. Në të kemi paraparë shumë pika që janë reale e që mund të realizohen. Nuk janë pika të programit që varen nga pushteti qendror apo nga qyteti i Shkupit. për dallim nga kundërkandidati im ne kemi thënë se do të punojmë në të 4 vite e jo vetëm në 3 muajt e fundit të mandatit.”,- deklaroi kandidati për kryetar të komunës së Çairit, ASH-AAA, Bekim Sali.
