Maqedoni
Zgjedhjet lokale 2021, LSDM kërkon mbështetje në Kumanovë e Shkup
27.10.2021 14:27
Kandidati për kryetar të komunës së Kumanovës nga Koalicioni “Më të mirën për komunën tonë”, i drejtuar nga LSDM...

Kandidati për kryetar të komunës së Kumanovës nga Koalicioni “Më të mirën për komunën tonë”, i drejtuar nga LSDM, Oliver Ilievski, u premtoi qytetarëve se komunën do ta drejtojë me përkushtim, përgjegjësi dhe ndershmëri gjatë katër viteve të ardhshme. Premton një sërë projektesh kapitale dhe infrastrukturore, tha se do të ndërtojë shesh, stadion, tre garazhe dhe parqe tërësisht të reja, dhe se do të ndërtojë zonën dhe shtigjet më të mëdha të këmbësorëve dhe biçikletave në Kumanovë.
“Nëse gjatë katër viteve të fundit qeveria mundej të investonte për rreth Kumanovës me 120 milion euro tani është koha që një pjesë e këtyre mjeteve financiare në katër vitet e ardhshme t’i investojmë këtu në çdo vendbanim të Kumanovës me vetmin qëllim që të gjithë ne të kemi kushte dhe mjedise më të mirë për jetesë. Përveç standardit jetësor të rinjtë shpërngulen edhe për shkak të mjedisit jetësor.”,- tha kandidati për kryetar të komunës së Kumanovës – LSDM, Oliver Ilievski.
Mbështetje për Oliver Ilievskin kërkoi edhe kreu i LSDM-së, Zoran Zaev, i cili njëherit u kërkoi falje qytetarëve të Kumanovës për zgjidhjen e ish – kryetarit të kësaj komune, Maksim Dimitrievski, i cili sipas Zaev tani në këto zgjedhje ai është në koalicion me VMRO-DPMNE-n. Zaev tha se në krye me Ilievskin dhe mbështetjen e Qeverisë në Kumanovë do të vazhdojnë investimet kapitale dhe infrastrukturore.
“Kumanovë duhet me doemos të mbajë tempon e progresivitetit sepse progresiviteti është ai i cili do të na i mbanë fëmijët tanë në vendlindje, e jo ata të shpërngulën në gjitha anët e botës. Zënkat dhe nacionalizmi nuk na nevojiten, sepse të gjithë kemi të njëjtat nevoja, të gjithë e duam Maqedoninë, mirëpo patriot është ai i cili gjatë katër vitet e ardhshme jo për 100 por për 200 euro do të mund të rrit rrogat. Patriot është ai i cili do të arrijë të dyfishojë jetën cilësor të qytetarëve.”,- u shpreh kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.
Në ndërkohë kandidati për kryetar të Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, hodhi poshtë akuzat e opozitës maqedonase se kinse ai nuk ka investuar mjaftueshëm në kryeqendër madje edhe se menaxhon keq me ndërmarrjet publike. Shilegov tha se investuan në shëndetin e qytetarëve duke i modernizuar makineritë dhe pajisjet për trajtimin e mbeturinave në deponinë “Drislla”. Përveç kësaj Shilegov paralajmëron se do t’u jep vendime pune të punësuarve që tani janë të angazhuar me afatë të caktuar kohor.
“Po dëgjojë lloj-lloj muhabetesh se si do të ndaheshin ndërmarrjet publike mes VMRO-DPMNE-së dhe Aleanca për Shqiptarët po që se e fitojnë Qytetin e Shkupit. Kjo është vetëm qasje të personave defakto nuk e kanë kujdesjen e qytetit dhe se ndaj Qytetit të Shkupit shikojnë si gjah politikë e jo si qytet i qytetarëve. Ne do të vazhdojmë të zgjidhim statusin e të punësuarve me kontrata me afat të caktuar me çka do të japim vendime pune me afat të pacaktuar.”,- theksoi kandidati për kryetar të Qytetit të Shkupit – LSDM, Petre Shilegov.
Koalicioni i drejtuar nga LSDM, në rrethin e dytë garon me 32 kandidatë e në 25 komuna do të ballafaqohet drejtpërdrejt me opozitën. Koncetrimi më i madh i LSDM-së për fitore, është padyshim në qytetin të Shkupit.
REXHEP QAMILI
