Maqedoni
MSh: Janë dhënë mbi 6 mijë vaksina anti-Covid
27.10.2021 15:21
Gjatë ditës së djeshme, Ministria e Shëndetësisë informon se janë aplikuar gjithsej 6.089 doza të vaksinës...
Gjatë ditës së djeshme, Ministria e Shëndetësisë informon se janë aplikuar gjithsej 6.089 doza të vaksinës, prej të cilave 709 janë aplikuar si dozë e parë, 1.148 si dozë e dytë, ndërsa 4.232 qytetarë kanë marrë dozën e tretë të vaksinës. Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se deri më 26 tetor janë vaksinuar gjithsej 802.705 qytetarë, 772.424 janë rivaksinuar dhe 20.119 qytetarë kanë marrë dozën e tretë.
“54% e qytetarëve mbi 40 vjeç janë vaksinuar dhe 33% e popullsisë së moshës 18 deri në 39 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës. Mbulimi me vaksinim me një dozë vaksine është 57% e popullsisë së rritur, ndërsa me dy doza 46% e qytetarëve mbi 18 vjeç. Sipas numrit të vaksinave të aplikuara, 38% e të gjithë popullsisë në vendin tonë është e vaksinuar dhe 35% e popullsisë në vend ka marrë dy doza vaksine”,- thonë nga Ministria e Shëndetësisë.
Autoritetet shëndetësore njoftojnë gjithashtu se numri i përgjithshëm i të infektuarve deri më tani që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 200.412. Sipas MSh-së, numri më i madh i personave të cilët kanë humbur betejën me Covid-19, kanë qenë me sëmundje kardiovaskulare dhe të pavaksinuar, megjithëse ka pasur dhe raste kur kanë humbur jetën edhe persona të vaksinuar me dy doza të vaksinës.
GYLTENE SINANI
