Botë
Lunacek: pesëshja e BE–së duhet të njohë Kosovën
15.12.2014 12:17
Zëvendësraportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunacek, u shpreh se pesë anëtarët e Bashkimit Evropian...

Zëvendësraportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunacek, u shpreh se pesë anëtarët e Bashkimit Evropian: Spanja, Rumania, Qipro, Greqia dhe Sllovakia, duhet të njohin Kosovën.
Ajo tha se vendet në fjalë nuk po e njohin Kosovën për shkak të pakicave të tyre, por sipas saj, asnjë nga qeveritë e këtyre vendeve nuk u ka bërë pakicave të tyre atë që Millosheviqi ka bërë në Kosovë.
Lidhur me situatën politike në Kosovë, Lunacek është shprehur e kënaqur për formimin e institucioneve dhe i ka bërë thirrje qeverisë që të fillojë punën për të zgjidhur problemet me të cilat po përballet vendi.
Lidhur me situatën ekonomike në Kosovë, zëvendësraportuesja tha se gjendja po përkeqësohet dhe këtë e dëshmojnë ikjet dhe kërkesat për azil në vendet e BE-së.
