Maqedoni

Pandemia me Kovid-19, qytetarët të lodhur nga respektimi i masave

27.10.2021 15:44

Pandemia me Kovid-19 vazhdon të jetë fatale për shumë njerëz që nuk i mbijetojnë komplikimeve....

Pandemia me Kovid-19 vazhdon të jetë fatale për shumë njerëz që nuk i mbijetojnë komplikimeve. Nga fillimi i saj jetën e kanë humbur mbi 7000 pacientë por qytetarët që anketuam thonë se janë të vetëdijshëm, për pasojat e Kovid-19 dhe mundohen të respektojnë masat për mbrojtje. 
 
“Gjithmonë e kam maskën me vete në xhep dhe kur të hy diku më vjen çudi se tjerët nuk e mbajnë mua më duket pak bajat disa herë e heq sepse i shoh të tjerët pa maskë. Më nevrikos pak ajo por secili për vete.”,- tha një qytetar.  
 
“Është problem se popullata është lodhur dy vite,  dhe nuk është një sëmundje që do të kalon dhe populli është lodhur.”,- theksoi një qytetar.  
 
“Çdokush është i lirë të bëjë atë që dëshiron, ashtu mendoj por për vete jam vaksinuar sepse nuk dua të infektoj të tjerët.”,- u shpreh një qytetar.  
 
“Edhe pse kemi marrë dy doza të vaksinave, kemi kujdes sepse asgjë nuk është e sigurt nuk duhet a mund të  infektohemi sërish.”,- deklaroi një qytetar.  
 
Qytetarët gjithashtu thonë se jo secili i respekton rregullat me përpikëri sepse njerëzit janë lodhur nga respektimi i protokolleve. 
 
“Shumica e lokaleve nuk kontrollojnë shumë, mund të hymë se secili sheh të përfitojë.”,- theksoi një qytetar.
 
“Nuk është në rregull kjo duhet të jetë  pak më liberale dhe nëse lejohet vetëm 50 për qind prej kapacitetit të lejohet për të gjithë jo vetëm për të vaksinuarit me dy doza.” ,- deklaroi një qytetar.  
 
“I kemi certifikatat për vaksinë, na i kërkojnë nga kafenetë i tregojmë vazhdojmë pimë kafenë tonë, mbarojmë punët dhe ikim.” , - u shpreh një qytetar.  
 
“Unë çdoherë që  kam hyrë e kam dhënë certifikatën dhe e kanë  kërkuar, nuk kam përvojë që shkon kundër rregullave.”,- theksoi një qytetar.
 
Nga 15 nëntori, në fuqi masa të reja, hyrja në kafene me dy doza të vaksinës
 
Nga 15 nëntori për të hyrë në objektet hotelerike do të kërkohet certifikatë për dy doza të pranuara të vaksinës apo certifikatë që personi ka kaluar kovidin në 45 ditët e fundit. Shumica e të anketuarve thonë se pa certifikatë nuk mund të  pihet kafeja dhe këto rregulla janë shumë srikte, ndërsa pronarët e kafenetë thonë se masat që paralajmërohen do të  rrezikojnë biznese e tyre.
 
“Inspeksione nuk kemi pasur njëherë për njëherë, sepse respektojmë rregullat është pak problem për dozën e dytë,  sepse me të parën dozë ka pas rënie të punës prej 50 për qind dhe në të  dytën mundet të bie dhe gjithkush të humb biznesin që e ka pasur.”,- theksoi menaxher i një kafeneje, Gazmend Elezi.
 
Masat që do të hyjnë në fuqi parashohin edhe lejimin e klubeve të natës me kapacitet prej 50 për qind. Po ashtu mundësohet organizimi edhe i ditëlindjeve, dasmave, kurseve punëtorive, konferencave në ambiente të mbyllura me përfshirje të hapësirës prej 50 për qind.  
 
FLUTURA LATIFI