Maqedoni

Zgjedhjet lokale 2021, VMRO-DPMNE kërkon mbështetje në Aerodrom

27.10.2021 16:48

VMRO-DPMNE mbajti tubim në Aerodrom të Shkupit në përkrahje të kandidates së pavarur, Danela Arsovska...

Kreu i kësaj partie, Hristijan Mickovski, ftoi votuesit e VMRO-DPMNE-së, por jo vetëm, që të përkrahin vizionin për një Shkup të ri. Sipas tij, votimi më 31 tetor është zgjedhje mes regjimit hibrid dhe ndryshimit. Premtoi se nuk do të ketë largime nga puna, për shkak të bindjeve politike, e kur të kthehen në pushtet, por do të krijojë vende të reja pune.      
 
“Nuk do t’ju them kurrë se do të largoj nga puna, nga pastruesja deri te ministri. Kurrë! Përkundrazi, do t’ju them se do të jap gjithçka nga vetja që të hap më shumë vende pune, vende pune më të paguara për çdo qytetar pasi çdo njeri është i rëndësishëm. Vjen koha kur të hapim një faqe të re në funksionim e gjërave. Na duhet të ndërtojmë të ardhme të re, ku na duhet gjithsecili. Mos keni frikë për vendet e juaja të punës sepse vjen koha kur do t’u japim fund ndarjeve në të majtë dhe të djathtë, në tanët dhe tuajat.”,- deklaroi kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski.
 
Vjen koha kur sistemi duhet të mbështetet në njerëzit që vlejnë dhe janë të gatshëm që të realizojnë ëndrrat e mëdha, tha ai. 
 
Mickovski me mesazh edhe për afaristët. “ Këtë pushtet e pret humbja. Mos merrni pjesë në tërbimin e tyre kriminal. Mos harroni se pas paravanit jeni vetëm me të drejtën e pacënueshme të votës.” – tha kreu i VMRO DPMNE-së Hristijan Mickovski. Foli për ëndrrën e tij dhe patriotizmin e ri.   
  
“Patriotizmi i ri në të cilin besoj fortë është Maqedonia e jonë me dëshirë të hekurt për fitore dhe suksese. Nënë e përbashkët e të gjithë fateve tona, dëshpërimeve dhe sukseseve. Kjo është ëndrra ime, koncepti ynë dhe e ardhmja e jonë e përbashkët, qytetarë të miq. Kjo është lufta e jonë e përbashkët. Kjo është lufta e popullit kundër këtij pushteti të paaftë, arrogant dhe të lazdruar. Nga ju varet nëse do të krijojmë të ardhme të re të përbashkët ose do të zhytemi në apati dhe të mbetemi të pashpresë.”,- theksoi kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski.
 
Nëse dështon vota juaj dhe rini  në shtëpi, ata do t’ia dalin dhe do të besojnë se ju kanë bindur. Do të mendojnë se kanë vepruar mirë dhe do të inkurajohen për atë që bëjnë, e që ne mendojmë se është keq dhe e gabuar, tha Mickovski.
 
Paralajmëroi krizë të rëndë energjetike, e cila sipas tij mund të ndikojë seriozisht në stabilitetin ekonomik të Maqedonisë, por edhe rëndim të buxhetit familjar i cili edhe ashtu është i brishtë.
 
Sipas Mickovski, kriza energjetike në vend ndodh për shkak të prodhimit të vogël të energjisë. Akuzoi pushtetin fajtor për prodhimin e përgjysmuar në termocentralin në Manastir dhe për mungesën e një strategjie serioze dhe masave emergjente.
 
“Kjo sjellje sipas tij mund të nxit kufizime serioze dhe të na kthejnë 50 vjet pas.” – tha Mickovski.           
 
SHPËTIM NUREDINI