Zgjedhjet lokale 202, “Besa”: Administratë të depolitizuar në Tetovë

27.10.2021 17:01

Kandidati i Lëvizjes “Besa” për Tetovën, Bilall Kasami...

Kandidati i Lëvizjes “Besa” për Tetovën, Bilall Kasami, premton administratë komunale të depolitizuar e efikase e riorganizim të ndërmarrjeve publike.

“Lëvizja Besa do të ofrojë administratë profesionale dhe efikase, llogaridhënëse e transparente të depolitizuar dhe me tolerancë zero për krimin dhe korrupsionin.  Si e tillë ajo do të sigurojë shërbime cilësore për qytetarët dhe sektorin e biznesit. Komunikim efikas mes ndërmarrjes komunale,  lehtësim të procedurave burokratike. Strukturim të ndërmarrjeve publike komunale të cilat kanë probleme financiare, organizative dhe administrative. Modernizim të njësisë së zjarrfikësve… Sektorët që kanë numër të madh të lëndëve të grumbulluara ndër vite do të punojnë me orar të zgjatur që të mund të ofrojnë shërbime në kohë për të gjithë qytetarët. Të gjithë afatet që janë të angazhuar dhe që punojnë në administratën e komunës Tetovës apo ndërmarrjet komunale jo vetëm që do të ngelen në punë por dhe do të avancohen. Avancim ashtu siç parasheh ligji dhe jo siç janë avancuar deri tani sipas asaj që ka dashur Teuta dhe shoqëria e saj.”,- deklaroi kandidati i Lëvizjes “Besa” për Tetovën, Bilall Kasami.