Zgjedhjet lokale 2021, Jakimovski: Rikonstruim i terreneve sportive
27.10.2021 17:27
Kandidati i GROM-it, Stevçe Jakimovski....

Kandidati i GROM-it, Stevçe Jakimovski, premton rikonstruimin e terreneve sportive në Karposh, që janë ndërtuar me vetëkontributin e qytetarëve.
“Të gjitha terrenet sportive në komunën e Karposhit, të cilat janë të ndërtuara nga vetkontributet e banorëve do të rikontruohen në tërësi. Kjo përfshin ndërrim të dritave, kangjellave rrethuese dhe gjithkund do të vendoset bar artificial. Konkretisht ky teren sportiv në Nerez do të rekonstruohet, do të bëhet nivelimi, rrethoja dhe do t’i vendoset bari artificial.”,- tha kandidati i GROM-it, Stevçe Jakimovski.
