Maqedoni

Dimitrov kritika BE-së: Mungon vendimmarrja për vendet aspirante

27.10.2021 17:40

Procesi i Berlinit ishte pararrugë e procesit të zgjerimit të BE-së...

Procesi i Berlinit ishte pararrugë e procesit të zgjerimit të BE-së, por si duket nuk i parapriu sa duhet qëllimit sepse akoma Ballkani ka kriza në drejtim të integrimit, tha zëvendëskryeministri, Nikolla Dimitorv, në forumin: “Procesi Berlinit - hapat e mëtejshëm”. Nga Beogradi Dimitorv me kritikë se në BE mungon vendimmarrja për shtetet aspirante.
 
“Vendimmarrja nuk është shumë funksional edhe më vjen keq që e them. Disa shtete mendojnë se shtete e tjera janë ndarë nga vlerat fondamentale të BE-së”,- tha zëvendëskryeministri për eurointegrime, Nikolla Dimitrov.
 
Edhe përfaqësuesit e Serbisë me kritikë se Procesi i Berlinit nuk ndryshoi imazhin e Ballkanit.
 
“Procesi i Berlinit nuk bëri diçka për të përmirësuar pikturën për Ballkanin ose ti bëjë liderët më demokratik. Procesi i Berlinitn sipas meje  ishte suplement dhe jo antibiotik për zgjerimin”,- theksoi Igor Bandoviq nga Qendra për Politika të Sigurisë, Beograd.
 
Ekspertë thonë se marrja me zgjidhjen e problemeve bilaterale mes shteteve Ballkanike, zhvendosi përqendrimin për të shtyrë përpara zgjerimin e BE-së.
 
“Procesi i Zgjerimit  ishte ide që të kthejë procesi i zgjerimit në binarë,  por u bë një nisje me goditje  kundër procesit duke u fokusuar fillimisht në tre çështje: Intensifikimin e bashkëpunimit rajonal, zgjidhjen  e problemeve bilaterale dhe përforcimin  E ekonomisë.”,- u shpreh Zoran Neçev nga Hulumtues në Institutin “Societas Civilis”.
 
Përfaqësuesit e PE-së në debat me premtim se Ballkani Perëndimor do vazhdojë të jetë në qendër të politikave  të Unionit.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU