Zgjedhjet lokale 2021, “Për Kumanovën tonë” pret fitore në rrethin e dytë

27.10.2021 17:53

Kandidati i pavarur, Maksim Dimitrievski....

Kandidati i pavarur, Maksim Dimitrievski, pret mbështetje nga të gjithë qytetarët e Kumanovës për rrethin e dytë. Beson në fitore.

“Bëhet fjalë për një koncept politik, i cili në të ardhmen do të veprojë kryekëput me qytetarët dhe për qytetarët. Ne nuk do të udhëhiqemi me përqindjet por do të udhëhiqemi nga principi i avancimit dhe mundësitë dhe të drejtat e të gjithë qytetarëve. Kumanova ka hapësirë për punë në të gjitha fushat. Ne kërkojmë mbështetje nga të gjithë qytetarët në Kumanovë pa marrë parasysh përkatësisë së tyre politike . Shpresojmë  e jemi të bindur se në rrethin e dytë, do arrijmë fitore edhe më të madhe.”,- deklaroi kandidati i pavarur i I. Q. “Për Kumanovën tonë”, Maksim Dimitrievski.