Maqedoni
Kriza energjetike, qytetarët të shqetësuar nga restrikcionet. qytetarët: druri, alternativë për tu ngrohur
27.10.2021 18:06
Edhe pse autoritetet sigurojnë se deri në fund të vitit nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike...

Edhe pse autoritetet sigurojnë se deri në fund të vitit nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike dhe se ka mjaftueshëm rrymë, nuk dihet se çfarë situate do të kemi pas vitit të ri, në kohën kur temperaturat shkojnë në minus.
Qytetarët e anketuar nga TVM2 thonë se me shqetësim po ndjekin zhvillimet në këtë drejtim . Në qoftë se vjen deri te shtrenjtimi i rrymës apo deri te ajo që të mos ketë rrymë të mjaftueshme, thonë se dimrit do të ngrohen me dru.
“Me çfarë ngroheni? Me ngrohje qendrore. Në qoftë se ka krizë të rrymës, e kthejmë ngrohemi me dru, tjetër zgjidhje nuk ka.”,- tha një qytetar.
“E dimë që ka krizë, por unë tash me peleta e kam ngrohje. I marr 4 ton dhe gjithë dimrit e kaloj mirë.”,- theksoi një qytetar.
“Me dru, normalisht s’ke me çfarë tjetër të ngrohemi.”,- u shpreh një qytetar.
Por ngrohjen me dru e kanë të pamundur ato që jetojnë në banesa kolektive. Qytetarët thonë se kriza me energjinë elektrike do të ishte fatale për ta.
“Tash për tash me dru nuk po na lejojnë. Ne jetojmë në banesa që nuk kemi as oxhaqe. Të gjithë kemi klima, ma merr menja që katastrofë në qofte se vjen deri aty. Jemi pa punë, as një në punë të shtetit nuk jemi.”,- u shpreh një qytetar.
“Me dru nuk mundemi, sepse jetojmë në banesa kolektive.”,- theksoi një qytetar.
Sipas të dhënave të fundit, 62 për qind e numri të përgjithshëm të amvisërive të Maqedonisë së Veriut përdorin drurin si burim primar të energjisë, 29 për qind ngrohen me energji elektrike, ndërsa vetëm tetë për qind janë të lidhur me ngrohjen qendrore termike.
ERSAN PAJAZITI
