Maqedoni

VMRO-DPMNE: Struktura policore kërcënojnë për zgjedhje; LSDM: VMRO mbron krimin, ishte aksion policor

27.10.2021 18:19

VMRO-DPMNE ka publikuar informacione të reja për siç thonë keqpërdorimin e institucioneve...

VMRO-DPMNE ka publikuar informacione të reja për siç thonë keqpërdorimin e institucioneve për qëllime zgjedhore të LSDM-së. Sipas partisë njësitë speciale të policisë me veshje dhe vetura civile janë dërguar në Manastir dhe kanë kërcënuar qytetarë për punë dhe çështje banimi.
 
“Në dorë mbaj dëshmi, të dërguara nga zhurmuesit me lista për njerëz,votues dhe për nevojat e tyre si dhe shantazhe dhe kërcënime se do të takohen me dikë në të cilin kanë besim që t’ua premtojë zgjidhjen e problemit ,nëse jepet vota për LSDM-në.”,- tha Naum Stoilkovski nga VMRO-DPMNE.
 
Nga LSDM akuzojnë VMRO-DPMNE-në për sabotim të aksionit të policisë sekrete me ç’rast kanë dale ne mbrojtje të krimit. Sqarojnë se pjesëtarë të njësisë "Tigrat" dhe MPB në Manastir kanë arrestuar 2 persona tek të cilët kanë gjetur heroinë.
 
"Me hapa të tillë me publikimin e fotografive dhe emrave të të punësuarve në MPB,VMRO-DPMNE vihet në mbrojtje direkte të narko dilerëve në Manastir. Përderisa policia arreston dhe lufton krimin VMR-DPMNE mundohet të sabotojë aksione policore dhe të mbrojë kriminel duke e lidhur atë me politikë ditore.",- theksojnë nga LSDM. Nga kjo parti theksojnë se VMRO-DPMNE mbron krimin nga frika e disfatës që i pret ditën e zgjedhjeve.
 
FLORIJE BEBLULI KAMBERI