Botë

Situatë shqetësuese në botë nga Covid-19, rritet numri i të infektuarve dhe viktimave

27.10.2021 19:10

Situatë shqetësuese po paraqitet në nivel global me rritjen e numrin e të infektuarve dhe vdekjeve nga virusi Korona...

Vetëm gjatë 24 orëve Bullgaria shënoi 6.813 të infektuar,124 viktima, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të vdekurve nga pandemia në 23.440. Në spitale po trajtohen më shumë se 7.300 pacientë.
 
Me aplikimin e masave të reja rritet interesimi për vaksinim por Bullgaria mbetet ndër vendet me përqindje më të ulët të të vaksinuarve në Evropë. Nivel I ulët I të vaksinuarve dhe rritje e infektimeve dhe viktimave shënohet edhe në Rusi ku gjatë 24 orëve regjistrohen 1.106 vdekje i cili numrin e përgjithshëm e çon në 232.775, më i larti në Evropë.
 
Regjistrohen 36.446 raste të reja derisa 1/3 e popullatës janë të vaksinuar. Edhe në Ukrainë vetëm 16 % e popullatës është e vaksinuar dhe kjo ka bërë që të rritet numri I të infektuarve të rinj dhe vdekjeve në nivel ditor,raportojnë autoritetet.  Zvicra regjistron 1491 raste të reja dhe 9 viktima ndërsa mesatarja shënon 35 për qind më shumë infektime brenda javës krahasuar me javën e kaluar.
 
Kjo situatë nuk është ndryshe edhe në Belgjikë ku autoritet do të rikthejnë masat nga dita e premte edhe pse 85 % e popullatës është e vaksinuar. Edhe Holanda po përgatitet për masa të reja mbrojtëse. Në nivel global shënohen rreth 1,672,000 raste të reja gjatë javës ndërsa Evropa përbën 55% të tyre.
 
Mesatarisht në Evropë gjatë një jave regjistrohen 3,129 vdekje që përbën rritje për 16 për qind nga java e kaluar. Kjo është hera e parë që Evropa ka tejkaluar shirën e mbi 3,000 viktimave brenda një dite, prej muajit maj.
 
LEUNORA KALIQI