Maqedoni
Anulohen dhe rikahëzohen fluturimet nga aeroporti i Shkupit
15.12.2014 12:31
Për shkak të mjegullës jashtëzakonisht të dendur që ende është e pranishme në rajonin e Shkupit, kompanitë ajrore kanë vendosur t'i rikahëzojnë...

Për shkak të mjegullës jashtëzakonisht të dendur që ende është e pranishme në rajonin e Shkupit, kompanitë ajrore kanë vendosur t'i rikahëzojnë, shtyjnë ose t'i anulojnë fluturimet e tyre për dhe nga aeroporti "Aleksandri i Madh", kumtoi sot, "TAV Maqedoni", koncesionare e aeroportit të Shkupit.
Sipas TAV Maqedonia, dje prej orës 20 deri në orën 08:00 këtë mëngjes janë rikahëzuar dy, ndërsa janë anuluar gjashtë fluturime. Nga ndërmarrja theksojnë se edhe krahas shtyrjes dhe anulimit të shkaktuar nga kushtet klimatike, udhëtarët duhet të mbërrijnë në aeroport në mënyrë që të rregullojnë të drejtën e biletave të blerë të aeroplanit.
"TAV Maqedoni" i referohet udhëtarëve që për të gjitha detajet e ndryshimeve në orarin e fluturimit t'i sigurojnë përmes web-faqes së aeroportit të Shkupit http://skp.airports.com.mk, ta kontaktojnë Shërbimin për informacion me numër telefoni 389 (0) 2 3148 333, ose të kontaktojnë drejtëpërdrejt me kompanitë ajrore të cilët vendosin për shtyrjen ose për anulimin e fluturimeve.
"TAV Maqedoni" është në kontakt të rregullt me institucionet kompetente në trafikun ajror, ajo ndjek zhvillimin e situatës rreth kushteve të motit dhe çdo ndryshim të mundshëm do ta publikojë në ueb portalin e aeroportit "Aleksandri i Madh", thuhet në kumtesë./mia
