Maqedoni

Parashikimi i motit

28.10.2021 09:01

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të kthjellët në të gjithë territorin...

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të kthjellët në të gjithë territorin. Mëngjesi do të jetë i ftohtë, ndërsa gjatë ditës do të ketë ngritje të temperaturave. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi verilindor. 

Temperaturat minimale në disa vende do të zbresin nën zero, ndërsa ato maksimale do të jenë në interval prej 12 deri 17 gradë Celcius.
 
Në Shkup, moti do të jetë me diell. Temperatura e mëngjesit deri në 0, ndërsa e ditës do të arrijë në 16 gradë.
 
Gjatë ditëve të ardhshme, moti pritet të vazhdojë me periudha të ftohta në mëngjes dhe stabil gjatë ditës. Nëpër disa lugina do të ketë mjegull dhe vranësira të ulëta.