Maqedoni

Ulje rekorde e çmimeve të Benzinës dhe Dizelit

15.12.2014 13:21

Benzinat dhe dizeli nga sonte në mesnatë do të lirohen për 4,5 denarë, gjegjësisht për 4 denarë, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë...

Një litër i EUROSUPER BS-95 do të shitet për 65,50 denarë, ndërsa i EUROSUPER BS-98 për 67 denarë.
 
Çmimi i ri i EURODIZEL (D-E V) do të jetë 56 denarë për një litër, ndërsa i vajit ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) 44,50 denarë.
 
Çmimi i mazutit M-1 NS do të lirohet për 3,354 denarë për një kilogra dhe do të jetë 27,512 denarë.
 
Çmimi me pakicë i derivateve në mesatare është liruar për 7,57 për qind.
 
Komisioni rregullator për energjetikë e konfirmoi çmimin e ri të derivateve në bazë të lëvizjeve të çmimit të naftës së papërpunuar në tregun botëror dhe kursit të denarit në krahaism me dollarin në 14 ditët e kaluara.