Botë

Kosovë, kërcënohet kryeministri Albin Kurti

28.10.2021 10:32

Qeveria e Kosovës ka njoftuar dje se për kërcnim ndaj kryeminsitrit të Kosovës....

Qeveria e Kosovës ka njoftuar dje se për kërcnim ndaj kryeminsitrit të Kosovës.

Zëdhënësi i Qeverisë Përparim Kryeziu ka deklaruar se “Kryeministri Kurti është kërcënuar. Për këtë arsye, si masë e kujdesit të shtuar, është rritur edhe niveli i tij i sigurisë. Institucionet e hetuesisë dhe sigurisë tashmë janë duke bërë punën e tyre. Ato bëjnë vlerësimet e nevojshme dhe ndërmarrin masat përkatëse. Në anën tjetër, kryeministri vazhdon angazhimin e tij të rregullt”.
 
Pas njoftimit për kërcnim afër shtëpisë së Kryeminsitrit Kurtit vërehet prani e shtuar e Policisë së Kosovës.
 
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha i tha Radios Evropa e Lirë se, tani për tani, nuk mund të ofrojë informacione për këtë rast.