Maqedoni
Zgjedhjet lokale 2021, PDSh prezanton projektet për Studeniçanin
28.10.2021 11:53
Kandidati i PDSH-së në Studenican, Azem Sadiki, kërkon votë për rrethin e dytë....

Kandidati i PDSH-së në Studeniçan, Azem Sadiki, kërkon votë për rrethin e dytë. Prezanton projektet e nisura që premton t’i realizojë.
“Projektet që nuk kam arritur t’i realizoj, është vazhdimi i ndërtimit të rrugëve lokale, mjetet komuna i ka siguruar dhe projektet i kemi të gatshme. 2 kilometra asfalt nga kredia që ka marrë qeveria nga Banka Botërore, për rrugë lokale nëpër komuna. 2 kilometra asfaltim të rrugës në Batincë, në pjesën që quhet Dreshnicë. Për atje janë të siguruara edhe mjetet dhe aty kam në plan të ndërtoj edhe një urë që ajo pjesë e atij vendbanimi, të lidhet me rrugën rajonale.”,- tha kandidati për kryetar në komunën e Studeniçanit- PDSh, Azem Sadiki.
