Botë

Peshkimi, tensione mes Francës dhe Britanisë

28.10.2021 12:43

Një varkë peshkimi britanike është sekuestruar nga Franca dhe një tjetër është gjobitur...

Një varkë peshkimi britanike është sekuestruar nga Franca dhe një tjetër është gjobitur, mes një grindjeje në rritje mbi të drejtat e peshkimit pas Brexit.
 
Ministrja franceze e detit Annick Girardin tha se anijet ishin paralajmëruar gjatë kontrolleve në Le Havre gjatë natës. Ajo tha se i pari nuk iu përmbajt dhe i dyti nuk u lejua të peshkonte në ujërat franceze, kështu që u ndalua. Ministri i Brexit Lord Frost tha se kërcënimet franceze për të bllokuar anijet e Mbretërisë së Bashkuar nga portet ishin “zhgënjyese”. Kapiteni i anijes rrezikon gjithashtu sanksione penale.