Maqedoni

Zgjedhjet lokale 2021, “Besa”: Zgjidhje të problemit me mbeturinat në Zhelinë

28.10.2021 13:10

Lëvizja “Besa” kërkon votë edhe në rrethin e dytë për kandidatin e tyre në Zhelinë...

Lëvizja “Besa” kërkon votë edhe në rrethin e dytë për kandidatin e tyre në Zhelinë. Sejdiu premton zgjidhje të problemit me mbeturinat në Pollog.

“Kemi përgatitur të gjithë dokumentacionin e nevojshëm me disa kompani të huaja, projektin e fizibilitetit, projektin themelor. Kemi gjetur edhe investuesin e huaj për këtë projekt dhe presim vetëm dritën jeshile nga qeveria që ajo Fabrikë të nisë e të gjendet lokacioni ku do ta ndajë qeveria. Me këtë projekt ne përfundimisht do t’I zgjidhim problemet me riciklimin e mbeturinave jo vetëm në komunë të Zhelinës po në tërë rajonin e Pollogut.”,- deklaroi kandidati për kryetar të komunës së Zhelinës, “Besa”, Blerim Sejdiu.