Maqedoni

Zgjedhjet lokale 2021, Arsovska: Humbën edhe me fabrikime kundër meje

28.10.2021 13:29

Kandidatja e pavarur në Shkup, Danela Arsovska, akuzon oponentin për fushatë të zezë kundër saj....

Kandidatja e pavarur në Shkup, Danela Arsovska, akuzon oponentin për fushatë të zezë kundër saj. Porosit se qytetarët dhanë mesazhin se është mjaft.
 
“Askush nuk meriton kampanjë të tillë të zezë. Askush nuk meriton të jetë objekt montazhesh, fallcifikimesh e videosh qesharake.  Askush në Maqedoni nuk meriton të poshtërohet e lëndohet në i këtë mënyrë. Ajo nga ana tjetër që e bën këtë, tregon arrogancë dhe dobësi. Se ai që e bën këtë do të fshehë krimin e tij e t’i ikë përgjegjësisë, por përgjegjësi do të ketë... Mbaroi, ne shkupjanët, ju fituam.”,- deklaroi Arsovska.