Futboll
PSG – Chelsea dhe City-Barcelona, sfidat e mëdha të 1/8-S
15.12.2014 13:25
Sot në Cyrih është hedhur shorti për fazën e 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve...

Njëra nga ndeshjet më joshëse të këzaj faze pa dyshim do të jetë përballja ndërmjet Manchester Cityt dhe Barcelonës, derisa sfidë e madhe llogaritet edhe dueli ndërmjet PSG-së dhe Chelseat.
Skuadra kampione në fuqi, Real Madrid dhe Bayern Munich patën fat në short, pasi për kundërshtarë tërhoqën Schalke 04, gjegjësisht Shahktar, derisa skuadra e Baselit ku luajnë futbollistët shqiptar, Xhaka, Gashi e Ajeti, do të ketë punë me Porton.
Ndeshjet e para do të zhvillohen më 17/18 dhe 24/25 shkurt, kurse ato të kthimit do të luhen më 10/11 dhe 17/18 mars.
Çiftet
PSG – Chelsea
Manchester City - Barcelona
Bayer Leverkusen - Atletico Madrid
Juventus - Borussia Dortmund
Schalke - Real Madrid
Shahktar - Bayern Munich
Arsenal - Monaco
Basel - Porto
