Maqedoni

Zgjedhjet lokale 2021, ASH-AAA premton projekte reale për Çairin

28.10.2021 13:44

Kandidati i ASH-AAA-së për Çarin, Bekim Sali, akuzon oponentin politik se nuk e mbajti premtimin...

Kandidati i ASH-AAA-së për Çarin, Bekim Sali, akuzon oponentin politik se nuk e mbajti premtimin për ndërtimin e një kopshti fëmijësh në Seravë. 
 
“Në faqet 52-53 të “kontratës”, ai ka premtuar se këtu prapa nesh do të ndërtojë një kopsht për fëmijë në vlerë prej 1.150.000 eurosh. Mund ta shihni se si është gjendja, këtu nuk ka as kopsht për fëmijë, e as shenja se punimet kanë nisur. Më 1 nëntor, ne kemi shansin që në Çair, të realizojmë projekte reale ndërsa mashtrimin dhe gënjeshtrën ta shndërrojmë në histori të hidhur.”,- tha kandidati për kryetar të komunës së Çairit - ASH-AAA, Bekim Sali.