Maqedoni
Zgjedhjet lokale 2021, BDI kërkon votë në rrethin e dytë në Çair
28.10.2021 14:03
Kandidati për kryetar të Çairit, Visar Ganiu, u apelon qytetarëve të dalin e të votojnë masovikisht edhe në rrethin e dytë për programin e BDI-së...

Kandidati për kryetar të Çairit, Visar Ganiu, u apelon qytetarëve të dalin e të votojnë masovikisht edhe në rrethin e dytë për programin e BDI-së.
“Apeli çdo herë është që të dalin e të votojnë për kandidatin të cilin e preferojnë. Të jenë zgjedhje të qeta e demokratike, e të tregojnë vlerat që I kemi treguar në disa cikle zgjedhore në të kaluarën. Çairi meriton të gjedhë një kryetar për të cilin qytetarët besojnë se do t’i zgjidhë problemet e tyre në mandatin e ardhshëm 4 vjeçar.”,- tha kandidati për kryetar të komunës Çair – BDI, Visar Ganiu.
