Ekonomi

U prezantua Fondi i Gjelbër Strategjik për nxitje të investimeve në projekte kapitale

28.10.2021 15:23

Me qëllim të realizimi të planit për rritje të përshpejtuar ekonomike u prezantua edhe fondi i gjelbër strategjik....

Me qëllim të realizimi të planit për rritje të përshpejtuar ekonomike u prezantua edhe fondi i gjelbër strategjik i cili do të jetë i dedikuar për krijimin dhe nxitjen e investimeve në objekte, teknologji dhe infrastrukturë të gjelbër në kuadër të Zonës Zhvillimore Teknologjike. Shteti dhe investitorët privat do të bashkëpunojnë së bashku ndërsa  vendimet do të sjelljen nga një grup ekspertësh. Synimi është përfshirja e kapitalit privat në zonat zhvillimore, rritja e të ardhurave dhe krijimi i vendeve të reja të punës. 
 
“Kemi projekte serioze të cilat i kemi projeksionuar me Bankën Botërorë dhe presim  që me këto 750 milion euro investime të shtojmë 1 pikë %  në rritjen ekonomike të planifikuar  të krijojmë 15 mijë vende të reja pune dhe për 45 milion euro ta rrisim nivelin aktual të të ardhurave ne buxhet i cili vjen nga kompanitë të cilat janë aktive në Zonën zhvillimore teknologjike.”,- tha drejtori i Zonës Zhvillimore Teknologjike, Jovan Despotovski.
 
“Risi nëpërmjet këtij fondi do të jetë emetimi i obligacioneve të gjelbra të cilat do të shfrytëzohen në projekte kapitale për zhvillim të zonës, t’i ndihmojë investitorët dhe të realizohet rritja e përshpejtuar ekonomike.”,- theksoi ministri i financave, Fatmir Besimi.
 
Besimi shton se ky plan nuk parasheh huamarrje të reja dhe rritje të borxhit publik por në të kundërtën ky plan mundëson konsolidim fiskal nëpërmjet financimit të rritjes të përshpejtuar ekonomike dhe realizim të 12 miliardë eurove investime.
 
GAZMEND KURTISHI