Maqedoni
Borisov: Me RMV-në s’ka bisedime pa u plotësuar kushtet
28.10.2021 16:16
Ish kryeministri bullgar dhe lideri i partisë GERB–it, Bojko Borisov, ka ripërsëritur se me RMV-në....

Ish kryeministri bullgar dhe lideri i partisë GERB–it, Bojko Borisov, ka ripërsëritur se me RMV-në nuk do të vazhdojnë negociatat pa u përfshirë komuniteti bullgar në kushtetutën e RMV-së. Në takimm me asociacionet e bullgarëve të Maqedonisë, Borisov i prerë se qëndrimi i Sofjes ndaj RMV-së nuk do të ndryshojë, kushdo që të jetë në pushtet.
“Ju kam thënë, garantoj me emrin se nuk do të kemi bisedime me Maqedoninë e Veriut derisa pakica bullgare nuk përfshihet si e tillë në kushtetutë. Ata e dinë se përkrahja jonë, si pushteti apo opozitë varet nga njohja e pakicës bullgare nga ana e tyre. Menjëherë u kuptova për këtë me Edi Ramën. Pres të njëjtën edhe nga Zoran Zaev. Për Bullgarinë është me rëndësi të madhe që Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria të jenë në Bashkimin Evropian.”,- tha ish kryeministri bullgar, Bojko Borisov.
Përfaqësuesit e bullgarëve të Maqedonisë kanë thënë se ata janë bullgar autokton në RMV dhe se nuk kanë ardhur vitet e vonshme si boshnjakët apo serbët, ndërkaq kryeministri Zaev nuk ua njeh identitetin e tyre.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
