Maqedoni

KShZ: Pranon materialin zgjedhor

28.10.2021 16:44

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve morri materialin zgjedhor, nga shtypshkronja “Kiro Dandaro” në Manastir...

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve morri materialin zgjedhor, nga shtypshkronja “Kiro Dandaro” në Manastir i cili do të shfrytëzohet për rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale të cilat do të mbahen më 31 tetor.
 
Kreu i KSHZ, Aleksandar Dashtevski, pret që rrethi i dytë zgjedhor do të realizohet me dinamikë më të shpejtë krahasuar me rrethin e parë pasi janë eliminuar pengesat që u paraqitën gjatë aplikimit të terminaleve për shenjat e gishtit.
 
Në periudhën mes dy rretheve zgjedhore është realizuar edhe një trajnim i anëtarëve të këshillave zgjedhore si dhe është shtuar numri i personave për përkrahje teknike në vendvotime si dhe numri i pajisjeve rezervë.
 
“Do të kalohet në vënien e letërnjoftimit përmes skenarit të ashtuquajtur MRZ dhe menjëherë do të gjejnë votuesin dhe kjo do të thotë se shenjat e gishtit janë regjistruar në përpjekjet e mëparshme dhe se bëhet fjalë për atë votues.”,- tha kryetari i KShZ-së, Aleksandar Dashtevski.
 
Fletët e votimit janë shtypur brenda shtatë ditësh me kodet mbrojtëse. Sipas botuesit të materialit zgjedhor, përvoja ka dëshmuar se mbrojtja është e sigurt.
 
“Ne nga viti 2002 punojmë me material zgjedhor, kështu që shtypshkronja është specializuar për vulë sigurie dhe po presim marrjen e certifikatat të sigurisë nga shtëpi ndërkombëtare të certifikatave.”,- theksoi drejtori i shtypshkronjës “Kiro Dandaro”, Dragi Miloshevski.
 
Në shtypshkronjën në Manastir, këtë here janë printuar 1.6 milionë fletëvotime nga materiali i besueshëm zgjedhor të cilin gjatë ditës do ta marrin komisionet komunale zgjedhore. Fushata parazgjedhore do të zgjasë edhe dy ditë ndërsa të shtunën një ditë para ditës së votimit, do të votojnë të sëmurët, personat në izolim të burgosurit.
 
SHPËTIM NUREDINI